Telegrafi

Hendbollistet e Kosovës të përkushtuara për sukses

(Foto: kosovahandball.info)

Tri prej alove të Kosovës, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari, janë të kënaqura me punën në skuadër dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën.

“Na presin ndeshje të vështira, por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi”, thotë Pashke Marku.

“Jemi kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Fokusi fillimisht është te ndeshja e së enjtes ndaj Qipros”, thekson Albina Rugova.

Kosova të enjten luan me Qipron, të premten me Luksemburgun e të shtunën me Portugalinë. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.