Site icon Telegrafi

Hendbollistët e Kosovës pësojnë humbje ndaj Turqisë

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.

Në Ankara të Turqisë, ‘Dardanët’ e rinj kishin përballë një kombëtare mjaft të fortë siç është ajo e Turqisë.

Reprezentacioni turk arriti që të shënojë fitore me rezultat të thellë 25:12 ndaj djelmoshave të Kosovës.

Kosova pati probleme që të bëjë lojën e saj, sidomos në periudhë e parë dhe të dytë të këtij takimi.

Lexo po ashtu Hendbollistët e Kosovës mposhtin bindshëm Irakun

Ata e fituan periudhën e tretë me rezultat 7:5, megjithëse nuk e rrezikuan për asnjë moment fitoren e nikoqirëve.

Nesër (e mërkurë) Kosovën e presin edhe dy takime të vështira, ku fillimisht do ta ketë përballë Rumaninë e më pas edhe Kroacinë./Telegrafi/

Exit mobile version