Klubi i Hendbollit për femra, Çairi ka mundur 26:24 ekipin nga Luksemburgu, Kerzheng, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendboll, njofton Telegrafi.
Hendbollistet vendase dominuan në fillim të takimit, por me kalimin e kohës vashat nga Çairi arriti që të rikthehet në lojë, dhe pjesa e parë u mbyll me epërsi 13:11 në të mirë të nikoqireve të Kerzhengut.
Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me hendbollistet e Çairit të cilët të konsoliduara në fushë arritën që të fitojnë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 26:24.
Hendbollistja më efikase në radhët e Çairit ishte Teodora Dukoska me 10 gola, teksa paraqitje mbresëlënëse kishte edhe portierja Magdalena Kojoviq me 16 intervenime. Ndeshja e radhës Çairi – Kerzheng luhet më 13 tetor në Shkup me fillim në orën 19:00. /Telegrafi/