Site icon Telegrafi

Hendboll, Vardari fiton Ligën e Kampionëve

(Foto: Juergen Schwarz/Getty Images/Guliver)

Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

(Foto: Juergen Schwarz/Getty Images/Guliver)

Për të arritur në finale, Vardari e fitoi përballjen dramatike kundër Barcelonës me rezultat 29-27.

Ndërkaq, Veszpremi të shtunën doli triumfues kundër skuadrës polake KS Vive Kielcem e rezultat 33-30.

(Foto: Juergen Schwarz/Getty Images/Guliver)

Dhe ndeshja finale ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me fitoren e ekipit nga Maqedonia me rezultat 27-24. /Telegrafi/

Exit mobile version