Telegrafi

Hendboll: Trepça me fitore të pritur, Vëllaznimi triumfon ndaj Drenicës

(Foto: kosovahandball.info)

Trepça ka arritur fitore të pritur ndaj Llapit. Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultat 34:22.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Superligës së hendbollistëve. Për Trepçën ishte fitorja e tretë që e ngrit në vendin e tretë me 7 pikë. Llapi është në kërkim të pikëve të para.

Një ndeshje shumë efikase u zhvillua në Gjakovë në mes të Vëllaznimit dhe Drenicës.

Vëllaznimi fitoi 42:38. Pjesa e parë përfundoi 20:19. Te Vëllaznimi u dallua E. Lluka me 10 gola dhe Ç. Rama e G. Fana me nga 7 gola. Drenicës nuk i mjaftuan 15 golat e K. Kastratit.

Vëllaznimi – Drenica 42:38 (20:19)

Vëllaznimi: Spahija 2, Mamusha, Curri, Neziri 6, Morina, Halili, Rama 7, Dukaj 3, Fana 7, Hoxha, Pozhegu, Lluka 10, Leka 2, Luzha 4, Rexha.

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 15, Mehmeti 7, Dubovci, 9, Zekaj 1, Hamza 5, Sahiti 2, Binaku, Batatina, Baliu, Lladrovci, Zariqi.

Trepça – Llapi 34:22 (15:11)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Fejzullahu, Voca 1, K. Terziqi 2, Sejdijaj 3, Maxhera 4, Abazgjiku 7, Klinaku 2, R. Shabani 4, Parduzi 1, A. Shabani 8, Abrashi 2, Cimili.

Llapi: Mani, Havolli 1, Beshiri 1, E. Havolli 3, J. Mani, Bogujevci 4, Muqiqi 2, Ademi 2, Hoxha 7, A. Mani 1. Hasani 1, L. Bogujevci.