Site icon Telegrafi

Hendboll: Transferime të shumta në afatin kalimtar dimëror

(Foto: kosovahandball.info)

Prej 15 deri më 22 janar ishte i hapur afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kishin lojtarët dhe lojtaret që ishin pa kontrata dhe ata me fletëlëshim nga klubi.

Dhe këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar numër i konsiderueshëm i hendbollistëve dhe hendbollisteve – thuhet në faqen e FHK-së.

Te hendbollistet, janë katër kërkesa për kalim te Prishtina, nga dy për kalim te Shqiponja, Drita dhe Ferizaj si dhe nga një te Kastrioti, KEK-u, Ulpiana e Prizreni. Pesë kërkesa janë për kalim të hendbollistëve te KH Prishtina, nga dy te Kastrioti, Prizreni, Samadrexha dhe Rahoveci si dhe nga një te Trepça, Vushtrria, Deçani, Llapi, Zhegra e Ulpiana.

Janë edhe nëntë kërkesa për regjistrim të dyfishtë si dhe katër kërkesa për huazim. Tani më skuadrave u lejohet angazhimi vetëm i lojtarëve që vijnë nga klube të vendeve tjera. Ata mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.

(Foto: kosovahandball.info)

 

(Foto: kosovahandball.info)

 

(Foto: kosovahandball.info)
Exit mobile version