Spanja ka arritur të mposht Danimarkën në Budapest me rezultat 29:25, duke u bërë finalistja e parë e Kampionatit Evropian në hendboll.
Danimarka shihej si favorite, pasi ishte vlerësuar e pandalshme në këtë Kampionat Evropian, por humbi nga Franca në ndeshjen e fundit të fazës grupore dhe shkëlqimin nuk e kishte as ndaj Spanjës.
Më i mirë ishte Aleix Gomez Abello që udhëhoqi Spanjën me 11 gola të shënuara, ndërsa ndihmoi edhe Joan Canellas Reixach me 7 gola.
Meritor ishte edhe portieri Gonzalo Perez de Vargas Moreno që bëri 14 pritje.
Ndërsa sa i përket Danimarkës, më i miri ishte Mikkel Hansen me tetë gola.
Finalja do të zhvillohet të dielën prej orës 18:00, ku Spanja pret fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Suedisë.
Në po këtë ditë, Danimarka prej orës 15:30 për vend të tretë. /Telegrafi/