Telegrafi

Hendboll: Prishtina takohet me ekip austriak në konkurrencën e meshkujve

(Foto: kosovahandball.info)

Sot (e martë) është tërhequr shorti edhe për Kupën Evropiane në konkurrencë të meshkujve, ku paraqiten po ashtu katër skuadra kosovare.

E para që mësoi kundërshtarin ishte KH Prishtina, nënkampionia e Kosovës.

Prishtina në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me skuadrën nga Austria, Sparkase Schwaz HB Tirol.

Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator.

Prishtina në ndeshjen e parë është vendase. Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian.