Hendbollistet e skuadrës sllovene në të gjitha pikëpamjet janë treguar më të mira se homologet e tyre nga Prishtina.
RK GEN-I Zagorje qysh në pjesën e parë e zgjodhi dilemën e fituesit në këtë takim, sepse sllovenet pjesën e parë e mbyllën me tetë pikë epërsi (18-8). Loja e mirë e ekipit sllovene vazhdoi edhe në pjesën e dytë, derisa prishtinaset assesi nuk e gjenin rrugën që të ndalnin sulmet e vendësve. RK GEN-I Zagorje përfundimisht fitoi ndeshjen me rezultat të thellë prej 43-22, dhe pak është e besueshme se vashat e Prishtinës do të jenë në gjendje që të shkrijnë epërsinë e takimit të parë në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e kthimit në mes Prishtinës dhe RK GEN-I Zagorje, luhet pas gjashtë ditësh në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /KosovaPress/Telegrafi/