Site icon Telegrafi

Hendboll, Prishtina përmbys ekipin grek

Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe GAS Megas Alexandros Giannitson, ka dhënë lojë tejet dramatike dhe me plot emocione, njofton Kosovapress. Vashat e kryeqyteti të Kosovës të përkrahur fuqishëm nga “Plisat” vërtet kanë shfaqur lojë të fortë.

Përballja me ekipin grek vazhdimisht është përshkruar më lojë të fortë dhe rezultat të ngushtë. Hendbollistet e Prishtinës, kanë dhënë maksimumin në këtë sfide tejet të rëndësishme dhe tashmë ato kanë shkruar historinë e re në hendbollin tonë, sepse Prishtina është skuadra e parë që kualifikohet për rundin e tretë të garave të EHF-së.

Fundi i kësaj ndeshje ishte mjaft dramatik. Prishtina në minutën e fundit barazoi rezultati në 22-22, ndërkohë, që mjaft mirë u mbrojt në aksionin e skuadrës greke dhe arriti me plotë meritë kualifikimin për rrethin tjetër të garave. /Telegrafi/

Exit mobile version