Site icon Telegrafi

Hendboll: Prishtina eliminohet nga EHF Cup

Hendbollistët e ekipit bardh e kaltër janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë, nga skuadra austriak Bregenz me rezultat 35:28. Ky takim është zhvilluar në kuadër të rrethit të parë të EHF Cup.

Austriakët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, derisa pjesën e parë e përmbyllën me pesë gola diferencë, 18:13.

Në ndeshjen e parë Prishtina kishte humbur me rezultat 28:22, derisa ekipi austriak ishte më i mirë në të dyja takimet duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 63:50. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version