Prishtina ka shënuar fitore ndaj Deçanit në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja u luajt të shtunën në kryeqytet dhe u takoi vendasve me rezultat 32-29.
Në pjesën e parë mysafirët ishin në epërsi thuajse deri në fund. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17-16 për Prishtinën.
Në pjesën e dytë vendasit u shkëputën shpejtë në rezultat dhe mbajtën epërsi konstante deri në fund, ndonëse deçanasit nuk janë dorëzuar asnjëherë. Festim Mustafa ishte më efikasi te Prishtina me 11 gola. Arbios Mushkolaj shënoi 10 gola për Deçanin.
Fitore të re ka shënuar edhe Besa Famgas. Liderja e klasifikimit e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 36-24. Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoj 16-15 për Besën. Në të dytën hendbollistët e Besës bën shkëputje të madhe.
Po të shtunën, Vëllaznimi mposhti Drenicën me rezultat 42-17.
Me xhiron e 18-të përfundon pjesa e rregullt e kampionatit.