Site icon Telegrafi

Hendboll, përfundoi pjesa e rregullt e kampionatit

Në konkurrencën e meshkujve në xhiron e fundit u shënuan epilogë të pritur. Dy ndeshje nuk u zhvilluan Deçani – Kastrioti dhe Llapi – Zhegra. (Për këto dy takime të martën e javës së ardhshme do të vendosë komisioni i garave i FHK-së).

Në konkurrencën e femrave gjatë gjithë kampionatit dominoi Prishtina që theu rekord duke i përmbyllur të gjitha ndeshjet me fitore.

Statusin e anëtarit të Superligës së meshkujve e humbi Llapi, ndërsa në atë të femrave KEK-u.

Në mesjavë janë në program garat shtesë – ‘play-off’ dhe ‘play-out’ me ç’rast do të përcaktohen kampionët, anëtarët e rinj të Superligës në të dy konkurrencat.

Fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve është Besa, ndërsa në atë të femrave Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version