Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”.
Në shorti e hedhur sot Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.
Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë të parë në histori. Ndeshjet luhen në vjeshtë dhe vitin e ardhshëm, ndërsa është bërë i ditur edhe orari.
Kosova në nëntor do të ketë dy takim, ku fillimisht me 4 ose 5 nëntor luan ndaj Malit të Zi si mysafir, ndërsa pas tri ditësh e pret Suedinë.
Më 10\11 mars të vitit të ardhshëm do të zhvillohen dy ndeshje tjera, ku fillimisht Kosova luan në shtëpi ndaj Rumanisë, ndërsa kundër të njëjtëve do të jetë mysafirë pas tri ditësh.
Në fund të prillit Kosova e pret Malin e Zi, ndërsa udhëton në fillim të majit për në Suedi, në ndeshjen e fundit.
Orari i ndeshjeve të Kosovës
4\5 nëntor 2020: Mali i Zi – Kosova
7\8 nëntor 2020: Kosova – Suedia
10\11 mars 2021: Kosova – Rumania
13\14 mars 2021: Rumania – Kosova
28\29 prill 2021: Kosova – Mali i Zi
2 maj 2021: Suedia – Kosova
/Telegrafi/