Site icon Telegrafi

Hendboll: Liga e Parë – tri fitore për vendasit, një për mysafirët

(Foto: kosovahandball.info)

Në fundjavë u luajtën ndeshjet e para në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Drita e Gjilanit ka nisur me fitore edicionin e ri duke e mposhtur Dukagjini me rezultatin 47:39. Si vendas fitoi edhe Deçani, ndaj Vjosës me rezultat 39:19.

Ndërkohë Ulpiana e KEK-u luajtën ndeshje më të përafërt. Fitore shënoi Ulpiana me rezultat 31:28.

Fitoren e vetme si mysafir e arriti Rahoveci. Rahovecasit fituan ndaj Lepencit me 37:22. Ndonëse ishte mysafir, Rahoveci e ka luajtur ndeshjen në palestrën e saj, “Mizahir Isma”.

Ndeshja në mes të Samadrexhës dhe Istogut luhet më vonë.

Exit mobile version