Telegrafi

Hendboll/ Kroacia mposht Francën, mësohen katër gjysmëfinalistët

Nuk kanë të ndalur befasitë në Kampionatin Botëror të Hendbollit që po mbahet në Francë.

Pasi u eliminuan Gjermania e Danimarka në 1/8 e finales, në çerekfinale u eliminua edhe Spanja.

Përfaqësuesja iberike u befasua nga një super Kroaci, e cila zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Një nga më meritorët për kualifikimin e kroatëve ishte portieri Ivan Stevanovic, i cili bëri disa pritje të mrekullueshme në çastet kur Spanja po sulmonte me të gjitha fuqitë.

Për lëvdata është edhe lojtari Mamic, i cili gjithashtu pati rol në kualifikimin e shtetit të tij me 9 gola të shënuara.

Në tri çerekfinalet e tjera nuk pati befasi, me Norvegjinë, Francën e Slloveninë që i kaluan me rezultate të ngushta Hungarinë, Suedinë, respektivisht Katarin.

Në gjysmëfinale takohen Franca-Sllovenia dhe Kroacia-Norvegjia. Ndeshjet luhen më 26 dhe 27 janar. /Borozani/