Në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” ishin mbledhur rreth 1200 shikues për të krijuar një ambient të rrallë të hendbollit, që po iu mungon shumë palestrave tona.
Të përkrahur maksimalisht nga tifozët ‘Forca’, vendasit arritën një epërsi deri në shtatë gola, por pejanët u rikthyen në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin. Megjithatë, në çastet e fundit, vushtrriasit e deshën më shumë fitoren dhe ia arritën qëllimit, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon kampionit dhe fituesit të Kupës.
Hendbollistët e Kosovës së Vushtrrisë deri më tani nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe për këtë kryesia e klubit i ka shpërblyer me 100 euro për fitoren ndaj Besa Famiglias.
Rezultatet e tjera të javës së nëntë në Superligë:
Prishtina – Drita 48:19
Drenica – Zhegra 26:25
Deçani – Samadrexha 32:32
Vëllaznimi – Vjosa 31:29
Kastrioti – Trepça 38:33
Prishtina kryeson tabelën me nëntë fitore rresht duke tubuar kështu 18 pikë./Telegrafi/