Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll ka debutuar në Kampionatin Botëror U-21, që sot (e martë) ka filluar në Spanjë.
Djelmoshat tanë u përballën me fuqinë botërore, Kroacinë, ndaj të cilës pësuan humbje me rezultat 23-17.
Pavarësisht humbjes, hendbollistët tanë dhanë maksimumin dhe deri diku ishin rival i përafërt me kroatët, të cilët synojnë të fitojnë medalje.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 14-11 në favor të kroatëve, të cilët e ngritën epërsinë e tyre në fraksionin e dytë.
Kosova u paraqit me simbole shtetërore, njësoj si shtetet tjera.
“Iu urojmë më shumë fat dhe suksese hendbollistëve tanë në ndeshjet e radhës”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.