Site icon Telegrafi

Hendboll: Kosova U-18 në Suedi

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Benon Brahushi, tha se janë në një grup shumë të vështirë, por shpreson të arrijë rezultate sa më pozitive. “Jemi pjesë e një grupi shumë të vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi që dihet se për çfarë përfaqësuese bëhet fjalë. Por, ne do të mundohemi të tregojmë rezultate sa më pozitive”, deklaroi Brahushi.

Ndryshe ai tha se tashmë kanë filluar përgatitjet për këtë kampionat. “Do të stërvitemi dy herë në ditë ku do të kërkojmë që të koordinohemi sa më mirë dhe të përgatitemi sa më mirë për t’u paraqitur denjësisht”, deklaroi Brahushi.

Përfaqësuesja e Kosovës do të debutojë për herë të parë në garat zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit me të gjitha simbolet e shtetit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version