Hendbollistet e Kosovës U-17 kanë zhvilluar të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Greqi.
Në ndeshje për plasman, Kosova U-17 u përball me Tunizinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund, por festuan hendbollistet e Tunizisë.
Si zakonisht në këtë kampionat, vajzat tona nisën fuqishëm. Periudhën e parë e fituan me rezultat 8-6. Por më pas pësuan rënie të madhe dhe periudhën e dytë e humbën 10-6.
Në periudhën e tretë dhe të fundit, u luajt lojë e fortë dhe dramatike. Në çastet e fundit Tunizia shënoi dy gola për ta siguruar fitoren. Fare në fund, skuadra jonë shënoi për rezultatin përfundimtar, 23-22 në të mirë të Tunizisë.
Kosova U-17 fitoi dy periudha e me këtë dy pikë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të festuar në fund.
Ndeshjen e fundit, vajzat e trajnerit Mitat Ferati e luajnë të premten ndaj Italisë.