Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Kosova do të luaj dy ndeshje kundër Turqisë, ku e para do të jetë më 2 nëntor në Ankara, ndërsa ajo e kthimit më 6 nëntor në Prishtinë
Lista e plotë e hendbollistëve të ftuar:
Portierë: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi e Haris Berisha;
Alo të djathtë: Florim Hoxha, Sharr Ramadani e Drilon Tahirukaj;
Alo të majtë: Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri e Bajram Idrizi;
Lojtarët e vijës (pivot): Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni e Jeton Bislimi;
Lojtarë të qendrës: Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi e Vlerson Zherka;
Lojtarët ballorë (beka të majtë dhe të djathtë): Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi e Etrit Xhafolli.