Site icon Telegrafi

Hendboll, Kosova pëson humbje nga Rumania

(Foto: kosovahandball.info)

Pas barazimit dramatik ndaj Italisë, skuadra e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të tretë të eliminatoreve për ‘Botërorin 2021’.

Përfaqësuesja jonë të shtunën në Benevento të Italisë humbi nga Rumania me rezultat 32-21, thuhet në njoftimin e FHK-së. Përkundër angazhimit, lojtarët tanë nuk kanë mundur të bëjnë më shumë ndaj rumunëve.

Kosova ka luajtur pa kapitenin dhe organizatorin e lojës, Valon Dedaj, që ishte i sëmurë. Edhe lojtarë tjerë të Kosovës janë prekur në ditët e fundit nga gripi.

Në lojën tonë ka pasur dobësi, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndonëse angazhimi dhe dëshira nuk ka munguar në asnjë moment.

Kosova e ka edhe një ndeshje, të dielën ndaj Gjeorgjisë, me shpresë për përfundim pozitiv të këtij turneu kualifikues.

Exit mobile version