Telegrafi

Hendboll: Kosova pëson humbje nga Izraeli

(Foto: Facebook/KOK)

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll ka pësuar në udhëtim te Izraeli me rezultat 30-24.

Skuadra jonë dështoi të fitonte në ndeshjen e zhvilluar në Tel Aviv në kuadër të Grupit 1 kualifikues për ‘Euro 2020’.

Pas katër ndeshjeve kualifikuese, Kosova numëron dy pikë, ndërsa pikërisht ndaj Izraelit kishte triumfuar në Prishtinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hendboll

“Kombëtarja A e Kosovës në hendboll u mposht sonte nga Izraeli, 30:24, në ndeshjen e luajtur në Tel Aviv, në kuadër të grupit 1 kualifikues për EURO 2020”.

“Katër ditë më parë, djelmoshat tanë mundën Izraelin në Prishtinë. Pas katër ndeshjeve, Kosova ka dy pikë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut në Facebook. /Telegrafi/