Site icon Telegrafi

Hendboll: Kosova përgatitet intensivisht për sfidën me Rumaninë

Kosova sfidën e parë do ta luajë më 28 tetor në Bukuresht, kundër Rumanisë, ndeshje kjo që do të hap një epoke të re për hendbollin tonë, sepse Kosova ndaj rumunëve do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alfred Llazari tashmë ka nisur punën intensive më të përzgjedhurit e tij rreth përgatitjeve. Përfaqësuesja jonë është e vendosur në Hotel Kosova Park.

I pari i bankinës së përfaqësues sonë, i ka thënë KosovaPress-it se është i kënaqur me fillimin e stërvitjeve. Ai shpreson se gjithçka do të ecën mirë dhe skuadra më kohë do të jetë e gatshme për ballafaqimin me Rumaninë.

“Jemi të kënaqur më këto tri ditë të përgatitjeve. Është fillimi i përgatitjeve, por djelmoshat po e përballojnë shumë mirë këtë fazë përgatitore”, ka thënë Llazari.

“Kushtet për stërvitjeve dhe akomodimi në Hotel Kosova Park janë shumë të mirë. Shpresoj se gjithçka do të shkon ashtu siç e kemi paraparë”, tha ai.

Llazari ka shtuar se motivi tek djelmoshat është i madh, dhe sipas tij, ekziston një optimizëm se përfaqësuesja jonë më kohë do të jetë e përgatitur për ndeshjen me Rumaninë. Ai beson se Kosova do të ketë paraqitje të mirë kundër rumunëve. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version