Site icon Telegrafi

Hendboll – Kosova në kampionatin ballkanik, Serbia jo

Pjesëmarrës të këtij aktiviteti përveç Kosovës janë edhe Turqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe nikoqiri Bullgaria. Përfaqësueset e Serbisë dhe Greqisë hoqën dorë nga ky kampionat për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, respektivisht Maqedonisë.

Kosovën në këtë garë në konkurrencën e femrave do ta prezantojnë këto lojtare: Edra Bregovina, Jeta Huruglica, Floriana Dahsyla, Albana Arifi, Aida Stagova, Agnesa Canolli, Bjondina Ramabaja, Albulena Salihu, Mihone Kqiku, Ernesa Kqiku, Stina Shabani, Marigona Zejnullahu, Valmira Gashi, Elma Kameri, Fjolla Feka dhe Arlinda Krasniqi. Përzgjedhja është bërë nga trajneri Ismet Jupa me ndihmësen e tij, Fatmire Basholli.

Në konkurrencën e meshkujve përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Jeton Havolli, u përcaktuan për këta hendbollistë: Haris Berisha, Armend Fetahu, Albi Gjuka, Egzon Gjuka, Amar Mujka, Drilon Tahirukaj, Albi Isufi, Rron Ramadani, Edon Shkodra, Besmir Demiri, Shkelqim Fusha, Fuad Jashari dhe Shkëlqim Maloku. /Telegrafi/

Exit mobile version