Skuadra e Kosovës në hendboll ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për ‘Euro 2024’. Kosova do të garojë në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Grupi është sfidues, me përfaqësuese nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi. Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej tetë ekipeve më të mira të vendit të tretë.
Kosova ishte në vazon e katërt për short, ndërsa kundërshtarët i ka të njohur, sidomos Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Ndeshjet e para luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16. Më pas ka ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.
Evropiani i ardhshëm mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024. Direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.
Shorti është tërhequr të enjten mbrëma në Berlin. Pjesë e ceremonisë së shortit ishin edhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe Muhamet Arifi, zyrtar i FHK-së.