Ky vendim është marr nga Komiteti Ekzekutiv në takimin e mbajtur sot në Danimarkë, ku po luhet Kampionatit evropian për meshkuj, raporton KosovaPress.
EHF nëpërmjet faqes zyrtare njofton se skuadrat përfaqësuese të Kosovës mund të marrin pjesë në European Open 2014 për femra në grup-moshën U-18 si dhe European Open 2019 për meshkuj në grup-moshën U-19.
Këtij lajmi i është gëzuar shumë edhe njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë, Oltion Beshiri, i cili u shpreh tejet krenar që hendbollistët kosovarë tani do të mund të luajnë me simbolet shtetërore.
“2014 filloi mbarë për Hendbollin e Kosovës. Lajmi që mund të luajmë miqësore ndërkombëtare na bën të ndihemi krenarë duke marrë parasysh edhe faktin që nuk kemi asnjë kusht për paraqitjet, ndërsa në gjoks do ta mbajmë stemën dhe flamurin e shtetit tonë. Do të duhet shumë punë, mund e mbështetje por ajo që është më e rëndësishmja, ne kemi përkushtim, dëshire dhe fuqi.”, u shpreh hendbollisti i Prishtinës për Telegrafin.
Ndërsa çështja e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në EHF do të diskutohet në shtator gjatë kongresit të EHF-s që do të mbahet në Dublin.
FHK është e anëtarësuar në EHF me drejta të kufizuara që nga vitit 2005. Që nga ky vit skuadrat kosovare rregullisht kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/