Telegrafi

Hendboll: Kosova luan për fitore në udhëtim te Britania e Madhe

Përfaqësusesja e Kosovës në hendboll luan sot (e shtunë) në udhëtim te Britania e Madhe në kuadër të eliminatoreve për Euro 2026.

Kosova ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22 në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Megjithatë, tani pas tri ditësh, Dardanët do të luajnë ndeshjen tjetër në udhëtim te Britania e Madhe, pasi këto dy ndeshje i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.

Ekipi më i mirë pas dy ndeshjeve avancon në kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të pas dy vitesh.

Kjo përballje e madhe ndaj britanikëve është paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 14:15 në “Derby Arena”. /Telegrafi/