Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës pësuan edhe një disfatë në eliminatoret e evropianit të vitit 2020.
Estonezët mbrëmë triumfuan në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me rezultat të thellë 31:17.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së parë të eliminatoreve, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se suksesi më i madh mbetet barazimi në xhiron e kaluar kundër Turqisë.
Kujtojmë se ndeshjet e fundit të kësaj faze, Kosova e luan të dielën në Polva të Estonisë. /Telegrafi/