Të shtunën pasdite, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është vendosur në Nurnberg të Gjermanisë, ku të dielën nga ora 18:00 luhet ndeshja Gjermania – Kosova.
Është kjo ndeshja e fundit e kualifikimeve për Euro 2020 – thuhet në njoftimin e publikuar nga kosovahandball.info.
Përfaqësueses tonë i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim. Gjermania është superfuqi dhe kombëtarja më cilësore në kualifikime.
Mirëpo, hendbollistët tanë janë të motivuar për të dhënë më të mirën dhe për të luftuar për çdo top, njëjtë si të mërkurën ndaj Polonisë.
Shpresojmë që Kosova të arrijë rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.