Kosova ditë më parë ka marr dritën e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), dëshirojnë që muajin maj të zhvillojnë miqësoren e parë nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare.
Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së, i ka thënë KosovaPress-it, së FHK është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore të përfaqësues sonë.
Sipas tij, Belgjika është opsion më i mundshëm që luajë miqësoren ndaj Kosovës. Ai thotë se FHK dëshiron që në Kosovë të sjell një përfaqësues të fortë.
“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Nuk jemi duke u ngutur, sepse dëshirojmë që në Kosovë të sjellim një përfaqësuese të fortë. Ne edhe më parë kemi luajtur ndeshje miqësor, por me kombëtar më të dobëta, andaj po punojmë që në miqësoren e radhës, Kosova do të luajë kundër një kombëtare të fortë”, ka thënë Gjinovci.
“Belgjika, është opsioni më i mundshëm, por kemi edhe alternativa tjera, por sipas të gjitha gjasave se Belgjika do të jetë kundërshtari i Kosovës”, ka theksuar Gjinovci.
Sipas tij, Kosova ndeshjen miqësore pritet të luajë në muajin maj. /KP/Telegrafi/