Kampionati i ri fillon me 15 shtator ndërsa në xhirion e parë në konkurrencën e meshkujve takohen: Vjosa – BESA Famiglia, Samadrexha – Trepça, Zhegra – Kastrioti, Drita – Vëllaznimi, Kosova – Deçani dhe Prishtina – Drenica.
Në konkurrencën e femrave në javën e parë përballen: Kastrioti – Vëllaznimi, Kosova – Trepça, Shqiponja – Drita, Prishtina – Istogu. KEK-u në këtë xhiro të parë do të jetë skuadër e lirë
Kampion dhe fitues i kupës ndër meshkuj është Besa Famiglia ndërsa ndër femra Prishtina. /Telegrafi/