Përderisa ndër meshkuj veçohet takimi Trepça – Zhegra, në konkurrencën e femrave epiteti i kryendeshjes i takon përballjes Kastrioti – Kosova. Përgjithësisht në të dy konkurrencat skuadrat e mëdha janë favorite edhe në këtë xhiro.
Në Superligën e meshkujve të shtunën takohen Vëllaznimi – Kosova (17:00), BESA Famiglia – Drenica (19:00) dhe Kastrioti – Drita (19:00 ), ndërsa të dielën në plan janë Trepça – Zhegra (12:00), Vjosa – Samadrexha (12:30) dhe Deçani – Prishtina (13:00).
Në Superligën e femrave të shtunën përballen Vëllaznimi – Istogu (13:30) dhe Kastrioti – Kosova (14:30), ndërsa të dielën takohen: Drita – Prishtina (15:30) dhe Trepça – Shqiponja (15:30). /Telegrafi/