Besa në Pejë mundi Kosovën me rezultat 28-24, ndërsa Kastrioti në kryeqytet mposhti Prishtinën 32-26.
Pas këtyre fitoreve Besa dhe Kastrioti bënë hap të madh drejt finales së këtyre garave.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen të mërkurën dhe të ënjtën.
Në konkurrencën e femrave në këtë stad të garave nuk pati befasi Prishtina, siç pritej, mundi Trepçën (36-23), sikur edhe Kastrioti si mysafir Shqiponjën (42-31).
Edhe ndër femra takimet e kthimit në program janë mesjavën e ardhshme. /Telegrafi/