Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në Gjakovë.
Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat bindës, 37-28.
“Vreshtarët” nisën fuqishëm ndeshjen dhe shpejt krijuan epërsi 7-2. Vëllaznimi ia doli të afrohet vetëm në dy gola, por jo edhe më shumë.
Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit shkoi deri në dhjetë gola, 26:16, e më pas edhe në njëmbëdhjetë gola, 33-22. Në fund Rahoveci fitoi me 37-28.
Marley Wallace shënoi 11 gola për Rahovecin. Dhjetë i kishte Alban Haziri. Florian Rexha e Labinot Kërleshi i shënuan nga 6 gola për Vëllaznimin.
Fitorja e Rahovecit është me shumë rëndësi për të vazhduar në Superligën A.