Që të gjithë favoritët kanë shënuar fitore të lehta dhe bindëse. Lideri dhe kampioni Kastrioti në Gjakovë mposhti Vëllaznimin (28:33) duke konfirmuar dominimin në këtë rang garash. Dy takime të kësaj xhiro zhvillohen në javën e ardhshme; të hënën Trepça pret Besa Famiglian dhe të mërkurën Vjosa pret Prishtinën.
Rezultatet komplete: Vëllaznimi – Kastrioti 28:33, Deçani – Zhegra 30:24, Llapi – Drenica 21:40, Drita – Kosova 31:40, Trepça – BESA Famiglia, e hënë ora 19:00 dhe Vjosa – Prishtina e mërkurë ora 18:00.
T a b e l a
Kastrioti 10 10 0 0 452:247 20
Prishtina 9 7 0 2 350:256 14
BESA Famiglia 9 7 0 2 238:189 14
Kosova 10 7 0 3 272:319 14
Trepça 9 6 0 3 322:316 12
Vllaznimi 10 5 1 4 360:349 11
Drenica 10 5 0 5 313:319 10
Vjosa 9 3 2 4 294:312 8
Drita 10 4 0 6 251:288 8
Llapi 10 1 1 8 243:363 3
Deçani 10 1 0 9 326:394 2
Zhegra 10 0 0 10 274:340 0
Java e 11-të zhvillohet më 10 dhe 11 dhjetor kur do të takohen: Kastrioti – Deçani, BESA Famiglia – Vëllaznimi, Kosova – Trepça, Prishtina – Drita, Drenica – Vjosa dhe Zhegra – Llapi. /Telegrafi/