Besa Famgas dhe Trepça i kanë fituar bindshëm ndeshjet e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) të luajtura të dielën.
Kampioni aktual, Besa e ka mposhtur në Pejë skuadrën e Prizrenit me rezultat 47-15. Fituesi ishte i ditur që pas pjesës së parë që përfundoi 22-7. Besa ka shënuar fitoren e katërt rresht dhe udhëheq me 8 pikë sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Prizreni renditet i teti me dy pikë.
K. Jupa me tetë gola dhe D. Tahirukaj e Y. Muqolla me nga shtatë gola ishin më efikasit te ekipi pejan. I. Leka i shënoi nëntë gola për ekipin prizrenas.
Trepça para shikuesve të vet e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 53-21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 28-9 për mitrovicasit. Trepça renditet e treta me pesë pikë, kurse Drita është e fundit pa pikë. R. Shabani shënoi 10 gola për Trepçën kurse A. Shabani, E. Nimani, S. Maxhera e B. Neziri i shënuan nga 8. Te Drita më efikasi ishte E. Huruglica me 6 gola.
Trepça – Drita 53-21 (28:9)
Trepça: Terziqi, Buqinca, Shala 2, A. Shabani 8, Cimili 3, Nimani 8, Beqiri 2, Sejdijaj, Qabra 3, Maxhera 8, Zhuri 1, Neziri 8, R. Shabani 10, K. Terziqi
Drita: Sllamniku 3, Bunjaku 1, Latifi 4, Huruglica 6, Asllani, Veliu 5, Shkodra 2
Besa Famgas – Prizreni 47-15 (22:7)
Besa Famgas: Mehmeti, Mihaljeviq, Visoka 5, Jupa 8, Vokshi 1, Idrizi 2, Gjuka 6, Tahirukaj 7, J. Muqolli 6, Ramosaj 5, Y. Muqolli 7
Prizreni: Koro, Etemi, Thaqi 2, Skenderi 1, Krasniqi, Bytyqi, O. Krasniqi, Mehmeti 1, Ahmetaj, Gashi 1, Krasniqi 1, Leka 9, Ramani, Buqaj, Bytyqi