Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të të Superligës së hendbollisteve.
Ndeshja e luajtur në Ferizaj përfundoi me rezultatin 40-39 në të mirë të kampionit aktual.
Pas pjesës së parë samadrexhaset kishin dy gola avantazh, 20-18, shkruan në faqen e FHK-së.
Bjondina Ramabaja shënoi 10 gola për Ferizajn, kurse Albulena Basha e Albulena Kelmendi nga 8.
Arlinda Maloku u shqua te Samadrexha me 14 gola derisa 9 i shënoi Gentiana Basholli. Ferizaj është në vend të pestë me 20 pikë. Samadrexha është e shtata me 10 pikë.