Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek. Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37-13.
Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35-14. Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, Istogu e Prishtina.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 17-7 për holandezet.
Meri Koneski ishte më efikasja te Ferizaj. Ajo shënoi 7 gola nga 17 tentime. Dy gola i shënoi Mirjeta Dinolli, ndërsa nga një e shënuan Iva Stojkovska, Mimoza Sefedini, Albulena Kelmendi e Bjondina Ramabaja.
Tani skuadrat e hendbollisteve u kthehen sfidave vendore. Pritet garë e mirë për titull të kampionit dhe për Kupën e Kosovës.