Tre të parët në tabelë në kategorinë e meshkujve, Kastrioti Besa dhe Prishtina, shënuan fitore të lehta duke e mbajtur primatin e skuadrave pretenduese për titull të kampionit.
I vetmi takim që përfundoi pa fitues ishte ndërmjet Llapit dhe Vëllaznimit (30-30), i cili edhe në pjesën e parë u përmbyll baras (17-17).
Edhe në konkurrencën e femrave skuadrat favorite shënuan fitore të lehta. Drita ishte skuadra e vetme mysafire në këtë xhiro, e cila importoi dy pikë pas fitores që shënoi në duel me Istogun.
Java e 17-të zhvillohet më 31.03/01.04.2012, ndërsa takohen: Prishtina – Deçani, Kosova – Drenica, BESA Famiglia – Zhegra, Kastrioti – Llapi, Vëllaznimi – Vjosa dhe Trepça – Drita. /Telegrafi/