Site icon Telegrafi

Hendboll: Edhe Zvicra opsion për miqësore

Sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci bëri të ditur se përveç përfaqësuese së Belgjikës, FHK do të kontaktoj edhe me atë të Zvicrës.

“Nuk jemi duke u ngutur. Do të shikojmë të aranzhojmë një miqësore me përfaqësuesen e Belgjikës apo të Zvicrës”, deklaroi Gjinovci.

Ai tha se janë në bisedime me të dy përfaqësueset mirëpo nuk do të nguten pasi ka mjaftë kohë. “Jemi në bisedime me dy përfaqësueset në fjalë por nuk e kemi imperative. Por prapë se prapë po them se nuk do të ngutemi që me çdo kusht të luajmë miqësore”, theksoi Gjinovci. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version