Telegrafi

Hendboll: Demaj e Hajdari shkëlqejnë në fitore

(Foto: kosovahandball.info)

Dy lideret e ekipit të Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari, kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.

Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze. Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38-30.

Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenia Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime.

Ndërsa qendra Marigona Hajdari shënoi pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa u shqua edhe me organizim të lojës. I kishte edhe dy asistime.

Fitorja për Ringkobingun ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në renditjen tabelare.