Telegrafi

Hendboll: Deçani fiton bindshëm ndaj Drenicës në Drenas

(Foto: kosovahandball.info)

Deçani ka vazhduar me rezultate pozitive. Pasi e mposhti Trepçën në çerekfinale të Kupës, Deçani të shtunën mbrëma fitoi edhe në kuadër të Superligës B të hendbollistëve.

E mposhti Drenicën në Drenas me rezultatin bindës, 38-20. Dallimi u bë që në pjesën e parë të cilën deçanasit e fituan me rezultat 21-9.

Fatlind Mazrekaj me 14 gola u dallua me efikasitet te Deçani. Gjashtë gola i realizoi Albion Loshaj.

Bleard Zariqi shënoi 10 gola për Drenicën. Katër i kishte realizuar Driton Baliu.

Deçani udhëheq me 20 pikë pas 21 xhirove. Drenica është e treta.