Kampioni i Kosovës në hendboll (në konkurrencën e meshkujve), Besa Famgas, do të luajë me skuadrën zvicerane, Pfadi Winterthur në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së.
Shorti është tërhequr të martën. Skuadra pejane ka përvojë të gjatë në kupa evropiane dhe disa herë ka kaluar në raundin e dytë të Kupës së EHF-së, thuhet në njoftimin e kosovahandball.info.
Besa ndeshjen e parë e luan më 31 gusht ose 1 shtator, ndërsa të kthimit një javë më vonë.
Pfadi Winterthur është skuadër cilësore dhe po ashtu me përvojë të gjatë në garat evropiane.
Por, kampioni jonë do të kërkojë suksesin ndaj zviceranëve me shpresë për të bërë edhe ndonjë hap tutje në skenën evropiane.