Skuadra nga Peja sot ka arritur ta fitojë ndeshjen e tretë të finales së “play-offit” pasi në ndeshjen e kaluar që u zhvillua në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti e barazoi serinë në 1-1 me një fitore të shënuar në sekondat e fundit.
Sidoqoftë, Besa Famiglia sonte nuk lejoi ndonjë befasi dhe shënuan fitore tejet të vështirë kundër prishtinasve që dhanë gjithçka për të arritur fitoren mirëpo që nuk ia arritën.
Vitin e kaluar ishte Prishtina që e fitoi titullin e kampionit pikërisht kundër Besës, mirëpo këta të fundit këtë vit u hakmorrën.
Për më shumë, mësohet se gjatë pushimit të pjesëve është ushtruar dhunë ndaj drejtorit sportiv të KH Prishtinës, Krenar Çela, nga disa persona të panjohur, mirëpo aty menjëherë ka intervenuar Policia e Kosovës dhe e ka zbutur situatën. /Telegrafi/