Besa Famgas dhe Prishtina e kanë nisur me fitore serinë e play-offit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale. Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19.
Arnbios Mushkolaj ishte më efikasi te pejanët me 10 gola. Yll Muqolli i realizoi 6 gola. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 6 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë.
Në anën tjetër edhe Prishtina e ka nisur me fitore bindëse serinë gjysmëfinale.
Kryeqytetasit të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit kanë fituar me rezultat bindës ndaj Trepçës 40:53.
Ndeshja e dytë luhet në Mitrovicë, në mesjavë.
Rron Ramadani shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Lulzim Shabani i shtoi 7 gola. Amar Mujka ishte më efikasi te Trepça me 7 gola. /Telegrafi/