Palestra e sporteve “Bill Klinton” të shtunën dhe të dielën do të jetë arenë e përballjes së skuadrave me renome në hendbollin tonë Kastriotit dhe Prishtinës.
Me shumë interesim priten këto takime për faktin se tash sa kohë këto skuadra janë rivale për titull në konkurrencat përkatëse.
Në Superligën e meshkujve xhiroja e katërt fillon me takimin e sotëm (e premte) ndërmjet Trepçës dhe Kosovës (19:00). Të shtunën zhvillohen katërt takime: Besa – Deçani ( 13:00), Vëllaznimi – Drenica (17:00) dhe prej orës 19:00 derbi Kastrioti – prishtina dhe Samadrexha – Zhegra. Të dielën në program është vetëm një takim, Vjosa – Drita (13:30).
Në Superligën e femrave nesër (e shtunë) takohen Trepça – Istogu ( 12:30)
dhe Vëllaznimi – Drita (13:30), ndërsa të dielën Kosova – Shqiponja (13:30) dhe derbi Kastrioti – Prishtina (17:00). /Telegrafi/