Besa u shpall kampion i Kosovës ndër meshkuj pasi që mundi dy herë radhazi Prishtinën në finalen e playoffit. Pejanët në takimin e dytë vendimtar në kryeqytet shënoj fitore në duel me Prishtinën 30:27.
Besa në këtë edicion ka dominuar tërësisht duke fituar kurorën e dyfishtë, titullin e kampionit dhe kupën e Republikës.
Edhe në konkurrencën e femrave ka përfunduar edicioni garues. Prishtina në takimin e dytë final në Ferizaj mposhti Kastriotin me rezultat 23:22 për tu shpallur kampioni i Kosovës.
Prishtina në këtë rang të garave ishte bindshëm më e mira duke e u stolisur edhe me kupën e Kosovës. /Telegrafi/