Telegrafi

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë për një bazë hënore, pretendon studimi

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë nën sipërfaqen e saj për të përmbushur nevojat e një baze hënore dhe për t’u përdorur për karburant raketash, zbulon një studim i ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët besojnë se gazrat nga shpërthimet e lashta vullkanike mund të kenë lënë akull qindra metra të trashë të varrosur në Hënë, me shumë mundësi në polet e saj.

Studiuesit në SHBA besojnë se dy të pestat e avullit të ujit të nxjerrë nga vullkanet që shpërthyen dy deri në katër miliardë vjet më parë mund të jenë vendosur në kratere ku nuk mund të arrijnë rrezet e diellit.

Gjatë asaj kohe, mijëra milje katrore të sipërfaqes së Hënës u mbuluan nga lumenj dhe liqene të mëdha llave që kanë krijuar njolla të errëta, ose maria, të cilat e bëjnë satelitin e Tokës kaq të veçantë sot. /Telegrafi/