Ashtu siç kemi njoftuar, kjo vendosje e Hënës në raport me Tokën quhet ‘perigee’, ndërsa këtë vit distanca mes tyre do të jetë 221.567 milje (356.577 kilometra). Në të kaluarën “superhëna” ka ndodhur ne vitin 1955, 1974, 1992 dhe 2005 (mirëpo herën e fundit nuk është dukur aq e madhe sikur në fillim të viteve të nëntëdhjeta).
Ekspertët thonë se është kënaqësi që të gjithë të shohin këtë afrim të hënës të shtunën, duke qenë se një ndodhi e tillë është shumë e rrallë.
Sidoqoftë, shqetësimet e “astronautëve amatorë” për mundësinë e shfaqjes së ndonjë fatkeqësie natyrore lidhur me afrimin e Hënës, duket se u plotësuan me tragjedinë që goditi Japoninë. /Telegrafi/